Fernando Torres duket se nuk do të vazhdojë më qëndrimin në skuadrën e cila e bëri atë të madh, Atletico Madrid
Lajmi është bërë paksa befasishëm dhe në mënyrë të pamatur nga faqja zyrtare e ligës japoneze.
Sipas kësaj faqeje, Fernando torres pritet ti bashkohet skuadrës japoneze Sagan Tosu, duke vazhduar kështu karrierën e tij në Azi.
Torres pritet që ta lë klubin e tij të fëmijërisë Atletico Madrid në fillim të këtij muaji pas 3 viteve që kurse u rikthye të ai, ku nga 347 ndeshje shënoi 120 gola.
Ai ka pasur bisedime për të luajtur edhe në Premier Ligë dhe ligën amerikane MLS por duket se tani 34 vjeçari do të kalojë në Azi, ashtu sikurse bëri legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta para një jave duke u transferuar në Japoni. /GazetaExpress/


