Icardi në Chelsea për 110 milionë euro?

PUBLIKUAR

Icardi mund të përfundojë në Chelsea. Klubi anglez ka bërë gati 110 milionë euro për argjentinasin.

110 milionë euro – kaq është klauzola e Mauro Icardit. Chelsea dëshiron ta aktivizojë klauzolën dhe është duke bërë gjithçka që është e mundur për ta transferuar 25 vjeçarin, raporton Corriere dello Sport.

Sulmuesi i Interit është zgjidhja e parë në sulm e Maurizio Sarri, që shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”.

Icardi mbushi 25 vjet në shkurt, por tashmë ka shënuar 110 gola në Serie A në vetëm 190 paraqitje.

Ai e ka fituar Këpucën e Artë këtë sezon në Itali, të cilin çmim do ta ndajë me Ciro Immobile,. Dytë kanë shënuar nga 29 gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...