Zëvendësministri i Diasporës viziton Lipjanin

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune zëvendësministrin e Diasporës, Sahit Krasniqi të shoqëruar me këshilltarin e tij politik, Sabit Krasniqi.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në gatishmërinë që do ta kenë institucionet qendrore dhe ato lokale për pritjen dhe organizimin e ditëvetë diasporës.
Kryetari Ahmeti falënderoi zëvendësministrin Krasniqi për vizitën që po i bën komunës së Lipjanit, dhe e njoftoi për gatishmërinë që ka komuna në shënimin e këtyre ditëve.
Po ashtu ai tha se, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit komuna e Lipjanit, ka planifikuar shënimin e ditëve të diasporës me aktivitete të shumta.
Ndërsa, zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, falënderoi kryetarin Ahmeti, për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...