Fakti se Ronaldo mund të largohet tani nga liga elitare spanjolle nuk e shqetëson presidentin e La Ligës, Javier Tebas, sa do ta shqetësonte pesë vite më parë, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo e la nën hije triumfin e Real Madridit 3-1 kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, kur e vuri në dyshim të ardhmen e tij te klubi madrilen.
Tebas beson, megjithatë, se superylli portugez do të qëndrojë në Madrid, por është i bindur se La Liga është mjaft e fortë për ta përballuar largimin e tij të mundshëm.
“Shumë herë kam dëgjuar se ai dëshiron të ikë, se dëshiron të qëndrojë, se po bëjnë negociata. Unë mendoj se ai do të luajë për Madridin sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.
“Pesë vite më parë do të brengosesha nëse do të largohej Ronaldo. Tani jo, sepse kemi punuar në markën e La Ligës”, shtoi ai. /Gazeta Express/


