‘Çmendet’ Juventusi, 50 milionë euro plus Higuainin për Icardin

PUBLIKUAR

Juventusi ia ka ofruar Interit 50 milionë euro plus Gonzalo Higuainin për Mauro Icardin, raporton Corriere della Sera.

Thashethemet se kampioni i Italisë dëshiron me ngulm ta transferojë sulmuesin argjentinas janë duke qarkulluar tash e disa ditë, transmeton Gazeta Express.

Icardi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro, e cila vlen vetëm prej 1 deri më 20 korrik, si dhe është e velfshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas Corriere della Sera, avokatët e Juventusit janë duke e studiuar kontratën e Interit me Icardin për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për ta aktivizuar atë.

Nëse jo, atëherë oferta në tavolinë është 50 milionë euro plus Higuainin, i cili vlerësohet 60 milionë euro, duke e çuar totalin në 110 milionë euro.

Habia e vërtetë është se Interi dhe Icardi janë të gatshëm të dëgjojnë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...