Chelsea i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut në garë për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, raporton Daily Express.
Përfaqësuesi uellsian la të kuptohet se mund të largohet nga Madridi në verë për shkak se dëshiron të luajë rregullisht, transmeton Gazeta Express.
Unitedi është duke e udhëhequr garën për shërbimet e tij, megjithatë ata tani përballen me konkurrencë për ish-anësorin e Tottenhamit.


