Dani Carvajal do të jetë pesë e Spanjës në Kupën e Botës në Rusi, e cila nis pas rreth tri javësh.
E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal, do të jetë në Botërorin Rusia 2018 pasi testet mjekësore kanë konfirmuar se ia ka pësuar një lëndim të lehtë në muskulin semitendinosus në këmbën e djathtë, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës spanjolle, atij do t’i duhen dy deri në tri javë për t’u rikuperuar.
Spanja e nis fushatën e saj në Botëror më 19 qershor.
Carvajal u lëndua të shtunën që lamë pas në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit. /Gazeta Express/


