De Vrij e konfirmon: Kam nënshkruar me Interin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, ka konfirmuar se ai tashmë ka nënshkruar kontratë me Interin.

Qendërmbrojtësit holandez i skadon kontrata me Lazion më 30 qershor. Para përfundimit të këtij sezoni u raportua se zikaltrit i kishin depozituar dokumentet për kontratën e tij në Lega Serie A, transmeton Gazeta Express.

Kjo shkaktoi kundërthënie të mëdha pasi ai u përball me skuadrën e së ardhmes në ndeshjen e fundit të sezonit, e cilat në esencë u luajt për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sot, në kampin stërvitor me Holandën, De Vrij konfirmoi se ka nënshkruar me Interin, siç raportohet kontratë pesëvjeçare.

“Mendoj se mund të zhvillohem edhe më shumë në Inter”, ka thënë De Vrij.

“Mezi pres të filloj me Interin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...