Mediat egjiptiane i reagojnë ashpër Ramosit, e quajnë kasap

PUBLIKUAR

Tifozët e Liverpoolit dhe shumë tifozë tjerë neutralë mbetet tejet të zhgënjyer që për Mohamed Salahun finalja e Ligës së Kampionëve mbaroi para kohe, por më të zhgënjyer dhe njëkohësisht të zemëruar ishin egjiptianët.

Debati i ashpër vijon për atë se a ishte e qëllimshme mënyra sesi Sergio Ramos e kapi për dore dhe tërhoqi deri në tokë Salahun para se të binte mbi të me tërë peshës, edhe pse mediat në Egjipt nuk kanë dyshim se gjithçka ishte e qëllimshme, transmeton Gazeta Express.

Gazeta “Al Masry al Youm” e ka përshkuar sesi “egjiptianët qanë kur kasapi Ramos ia nxori krahun Salahut”.

Njëlloj, gazeta “El Watan” e kritikoi ashpër kapitenin madrilen se “e goditi me qëllim Mo Salahun thjesht për ta nxjerrë nga loja”.

Ndërkohë, shumë media tjera u përqendruan në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Ato janë optimiste se Salah do t’ia dalë të jetë pjesë e Botërorit, me “El Watan” që thotë se nevojitet vetëm një riaftësim dyjavor për rikthimin e Salahut. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...