Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo hodhi bombën të shtunën mbrëma menjëherë pas triumfit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve duke lënë të kuptohej se do të largohet nga klubi.

Menjëherë pas fitores 3-1 të Realit ndaj Liverpoolit, sulmuesi portugez foli në kohën e shkuar duke thënë se për të ishte kënaqësi të luante për gjigantin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Më vonë, ai u pyet nga një televizion tjetër nëse deklarata e tij nënkuptoi se ai do të largohej. Ronaldo theksoi se ishte ngutur dhe nuk kishte qenë momenti i duhur t’i thoshe ato fjalë, edhe pse insistoi se nuk pendohet dhe se nuk garanton se e ardhmja e tij është në Real Madrid.

E arsyeja pas krejt kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën, sipas gazetarit të njohur të Sky Sports.

“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 400 mijë euro në javë. Neymar i merr 685 mijë euro në javë, ndërsa Messi 850 euro mijë në javë”, ka shkruar Kaveh Solhekol. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...