Pamje: Pasi e lëndoi Salahun, Ramos e goditi me bërryl edhe Kariusin

PUBLIKUAR

Sergio Ramos e ngriti mbrëmë trofeun e tretë më radhë si kapiten dhe të katërtin në tërësi me Real Madridin, por ndërhyrjet e tij në fushë ndaj lojtarëve të Liverpoolit kanë qenë temë diskutimi.

Mbrojtësi spanjoll e lëndoi yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, pas gjysmë orë lojë, megjithëse ndërhyrja e tij nuk u vlerësua as e paligjshme aq më pak për karton, transmeton Gazeta Express.

Ramos e mbajti për kraharori egjiptianin dhe nuk e lëshoi derisa e rrëzoi për toke dhe hodhi edhe peshën e vet mbi të, duke i shkaktuar lëndim serioz në kraharor, i cili ka shanse t’ia humbasë edhe Botërorin që nis pas tri javëve.

Tani janë publikuar pamje ku Ramos shihet duke e goditur portierin e Liverpoolit, Loris Karius, me bërryl, të cilat nuk janë vërejtur nga gjyqtari gjatë ndeshjes. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...