Investohen mbi 5 milionë euro në deponinë e mbeturinave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Projektin për ndërtimin e deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike në vendin e quajtur “Savina Stena” në veri të Mitrovicës e financon Bashkimi Evropian, ndërsa kapaciteti i saj është 720.000 metra kuba mbeturina, shkruan sot Gazeta “Zëri

Në veri të Mitrovicës deri në shtatorin e këtij viti do të përfundojë ndërtimi i deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike, për të cilin janë investuar mbi 5 milionë euro.

Projektin për ndërtimin e deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike në vendin e quajtur “Savina Stena” në veri të Mitrovicës e financon Bashkimi Evropian, ndërsa kapaciteti i saj është 720.000 metra kuba mbeturina të ngurta dhe mbetje farmaceutike, shkruan më tutje Zëri.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq ka thënë se në javët e ardhshme do të hapet deponia rajonale, një projekt i ri për menaxhimin e mbeturinave që është duke u realizuar  në vendin e quajtur “Savina Stena”.

Projekti ka filluar të realizohet më 12 prill 2016, ndërsa përfundimi i punimeve është paraparë të jetë shtatori i këtij viti.

Deponinë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve medicionale në “Savina Stena” do ta shfrytëzojnë katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, shkruan Zëri.

Në Zyrën e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar se komplet projektin e financon BE-ja, duke precizuar se sipërfaqja e deponisë është 300 metra me 100 metra, plus objektet përcjellëse, ndërsa kapaciteti i deponisë është 720.000 metra kuba mbeturina.

Punët në ndërtimin e deponisë është duke i kryer kompania bullgare “Buildin Development Hoding”, ndërsa supervizor është EPEM-i grek.

Vlera e projekti është saktësisht 5.247.000 euro, ndërsa financohet komplet nga Zyra e BE-së në Kosovë

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...