Manchester City vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin spanjoll Isco.
Kampioni i Premierligës Manchester City është i gatshëm të bëjë ofertë në vlerë 80 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Iscon, raporton Mundo Deportivo, përcjell Express.
Përfaqësuesi i Spanjës është synim i Pep Guardiolas tash e një kohë.
Sipas të përditshmes spanjolle, Pep beson se tani mund përfundimisht ta transferojë Iscon midis shqetësimeve të raportuara në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/


