Maradona: Mourinho më i mirë se Guardiola

PUBLIKUAR

Diego Maradona beson se Jose Mourinho është menaxheri më i mirë i futbollit në botë.

Ish-ylli i Argjentinës, Napolit dhe Barcelonës thotë se menaxheri i Chelseat, është më i mprehti në botën e futbollit dhe atë më i mirë se menaxheri i Bayern Munich, Pep Guardiola.

“Mourinho është miku im”, ka thënë Maradona në një intervistë për Sky Sports, transmeton Telegrafi.

“Për mua, Mourinho është më i madhi pa hijen e dyshimit, pasi ai e di se çfarë do të thoni para se ju ta thoni atë. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme! Kjo e bën atë Mourinho. Kjo e bën atë më të madhin”.

“Pep ose Mourinho? Do të thosha Mourinho. Mendoj se Pep ka nevojë edhe për pak më shumë kohë, të cilën Mourinho e ka pasur, për t’u bërë Mourinho”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...