Ronaldo: Salah është më shumë si Messi

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Real Madridit, braziliani Ronaldo, ka thënë se Mohamed Salah më shumë i ngjan Lionel Messit në stilin e lojës sesa Cristiano Ronaldos.

Fenomeni Ronaldo e ka quajtur të jashtëzakonshëm anësorin egjiptian, transmeton Gazeta Express.

Salah, 25-vjeçar, ka shkëlqyer këtë sezon duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat në edicionin e tij të parë me Liverpoolin.

Egjiptiani shihet si lojtari më vendimtar i Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të shtunën mbrëma në Kiev.

Salah e ka mahnitur legjendën braziliane, i cili e ka krahasuar atë me yllin e Barcelonës, Lionel Messin/

“E dua Salahun. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm me cilësi të hatashme”, tha Ronaldo për Le Partidazo de COPE.

“Ai duket si Messi. Së fundmi kam lexuar se unë kam qenë frymëzimi i tij dhe kjo gjë më ka eksituar”, shtoi Ronaldo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...