Liverpooli i ka përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar yllin e Lyonit, Nabil Fekir, të cilin dëshiron ta sigurojë para Kupës së Botës, raporton Guardian.
Fekir, 24-vjeçar, ishte ylli i Lyonit në sezonin 2017/18, duke i shënuar 18 gola dhe e merituar ftesën nga Kombëtarja e Francës për Kupën e Botës Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.
Financat e gjigantit anglez do të rriten për 80 milionë euro pas arritjes në finale të Ligës së Kampionëve.
Mendohet se “Të kuqtë” do t’i shfrytëzojnë këto të ardhura pikërisht në tregun e transferimeve. /Gazeta Express/


