Agjenti: Real Madridi i refuzoi dy oferta në vlerë 150 milionë euro për Asension

PUBLIKUAR

Real Madridi i ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë euro për Marco Asension, sipas agjentit të vetë mesfushorit, Horacio Gaggioli.

Asensio, 22-vjeçar, ishte titullar në vetëm 19 prej 22 paraqitjeve të tij në La Liga këtë sezon, duke i shënuar gjashtë gola, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi spanjoll vitin e kaluar nënshkroi përsëri kontratë me Madridin, duke e zgjatur marrëveshjen deri më 2023 me një klauzolë lirimi në vlerë 700 milionë euro.

Agjenti i tij, Horacio Gaggioli, ka thënë të enjten se interesimi për Asension ka qenë tejet i madh.

“Madridi i ka marrë dy oferta për Marco Asension, në vlerë deri 150 milionë euro, por klubi i ka refuzuar”, ka thënë Gaggioli për Cadena SER.

“Ai ka të ardhme të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

/Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...