Legjenda e Bayernit e kritikon ashpër Thiagon dhe i kërkon klubit ta shesë

PUBLIKUAR

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, e ka kritikuar mesfushorin spanjoll Thiago Alcantara për formën dhe performancat e këtij viti. Ai beson se klubi bavarez duhet ta shesë atë, në rast se merr ndonjë ofertë të mirë.

Bayerni humbi 3-1 në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurtit gjatë të cilës Thiago u zemëruar sepse ishte zëvendësuar, transmeton Gazeta Express.

“Thiago ka dështuar ta bëjë dallimin në ndeshje të mëdha”, ka thënë Matthaus për Sport Bild.

“Në fakt, unë mendoj se ai është i mirë por kohëve të fundit ka qenë hija e lojtarit që dikur ishte. Thiago më ka zhgënjyer në disa javët e fundit. Nuk e di se ku e ka mendjen. Me këto paraqitje, ai nuk është lojtar për Bayern Munchun”, theksoi ai.

“Nëse ndonjë ofertë e vlefshme vjen, atëherë Bayerni duhet ta mendojë atë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...