Ancelotti i do Benzeman, Vidalin dhe Luizin në Napoli

PUBLIKUAR

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe t’i transferojë tri super yje në Napoli, pasi u emërua trajner i gjigantit italian.

Ai shpreson t’i transferojë Karim Benzeman, Arturo Vidalin dhe David Luizin në afatin kalimtar veror, sipas Sun, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti, i cili u emërua në postin e trajnerit të Napolit të mërkurën, i ka kërkuar presidentit të klubit, Aurelio di Laurentiis, ta sigurojë se klubi do të shpenzojë në verë për të mbetur konkurrent për tituj.

Me Jorginhon dhe Kalidou Koulibaly drejt largimit shumë të mundshëm, Anceloti e ka identifikuar treshen veterane nga Real Madiridi, Bayern Munichu dhe Chelsea për t’i zëvendësuar ata. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...