Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, i ka mbledhur plaçkat nga dhomat e zhveshjes në qendrën stërvitore të klubit, sipas Mundo Deportivos.
Gomes, i cili iu bashkua Barçës për një shumë fillestare prej 35 milionë euro nga Valencia më 2016, ka dështuar të zërë vend si titullar në ekipin e parë të gjigantit spanjoll gjatë dy sezoneve në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.
Ai pritet të largohet nga klubi këtë verë dhe Mundo Deportivo beson se fakti se ai i ka larguar gjërat e tij personale nga dhomat e zhveshjes së qendrës stërvitore të klubit sugjeron se ai tashmë është duke u bërë gati të largohet.
Portugezi dëshiron të kalojë në Premierligë, me Barçën që është e gatshme t’i mbushë arkat nga shitja e tij nëse merr ndonjë ofertë të vlefshme. /Gazeta Express/


