Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, duket se e ka konfirmuar përmes uebsajtit të vet personal se e ka marrë drejtimin e Arsenalit.
Në ballinën e uebsajtit, unai-emery.com, thuhet: “Jam krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit”, me nënshkrimin e trajnerit spanjoll nën të dhe logon e Arsenalit mbi të, transmeton Gazeta Express.
Emery pritet të emërohet zyrtarisht trajner i Arsenalit në ditët në vazhdim, pasi u largua nga posti i trajnerit të PSG-së në fund të sezonit 2017/18.
46-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Arsenalin me opsion për ta zgjatur edhe për një vit. /Gazeta Express/



