Radja Nainggolan ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Belgjikës menjëherë pasi nuk u ftua në listën fillestare të ekipit kombëtar belg për Kupën e Botës, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Rusi.
Nainggolan i pushtoi ballinat kur Roberto Martinez e publikoi listën fillestare me 28 mera për Botërorin Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.
Martinez ka thënë se vendimin për përjashtimin e mesfushorit të Romës nga lista e kishte marrë për arsyeje taktike.
Ndërkohë, pak pasi e kuptoi se nuk është pjesë e ekipit belg, Nainggolan njoftoi tashmë do të pensionohet nga Kombëtarja.
“E them më gjysmë zemre se karrierës sime për Kombëtaren i vjen fundi këtu”, ka shkruar Nainggolan në Instagram.
“Gjithmonë kam bërë gjithçka për ta përfaqësuar vendin tim. Të jesh vetvetja mund të jetë gjë e bezdisshme. Nga sot e tutje do të jem tifozi më i madh [i Kombëtares], shtoi ai. /Gazeta Express/


