Messi: Më pëlqen Griezmanni, është një ndër më të mirët

PUBLIKUAR

Messi ka rritur edhe më shumë spekulimet se Griezmann do ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Lionel Messi e ka lavdëruar Antoine Griezmannin dhe haptazi ka treguar se ai është i mirëpritur në Barcelonë.

Sulmuesi i Atleticos ka ofertë të çmendur për të qëndrua në Madrid, 25 milionë euro, por ai tashmë ka vendosur – dëshiron të luajë në “Camp Nou” me Messin.

“Është e dukshme që më pëlqen Griezmanni. Ai është një ndër lojtarët më të mirët momentalisht”, tha ylli i Argjentinës për RAC1 .

“Nuk e di nëse ka diçka me të apo jo, por jemi të ngazëllyer që më të mirët vijnë dhe Griezmanni është njëri prej tyre”, shtoi Messi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...