De Vrij shkaktoi penalltinë, Icardi e mbron pas kritikave

PUBLIKUAR

Icardi i ka dalë në ndihmë Stefan de Vrijt.

Interi e ka mposhtur në udhëtim Lazion 3-2 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.

Interi ishte duke humbur 2-1 deri në minutën e 78’, kur mysafirët realizuan dy gola të shpejtë, Icardi (78’) dhe Vecino (81’), që sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në kompeticionin ku triumfuan në vitin 2010.

Për fatin e tij të keq, Stefan de Vrij, që sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Interit, e shkaktoi penalltinë në minutën e 78’, që e ndryshoi krejtësisht ndeshjen. Holandezi është  vërshuar nga kritikat nga të katërta anët, por i ka dalë në ndihmë kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

“Ishte e shkruar. Gjithë lojtarët janë profesionist, nuk mendoj se bëri faull me qëllim. U mundua të më ndal që të shënojë, ishte vetëm e shkuar”, tha Icardi.

“Duhet të forcohemi sezonin e ardhshëm sepse një klub si Interi nuk mund të lejojë që të ketë paqëndrueshmëri. Këtë duhet ta zgjidhim sepse e nisëm mirë sezonin, më pas ram krejtësisht”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...