Rafael Nadal ka dalë triumfues në një gjysmëfinale magjepsëse të Roma Masters kundër rivalit të vjetër, Novak Djokovicit.
Spanjolli Rafael Nadal fitoi në dy sete ndaj serbit Novak Djokovic 7-6 (7-4), 6-3 në Romë, transmeton Gazeta Express.
Djokovic, i cili është duke bërë përpjekje ta rigjejë formën më të mirë pas rikthimit nga lëndimi i bërrylit në janar, tregoi shumë lojë të zbehet në setin e dytë.
Ky ishte takimi i 51-të mes tyre, dhe i pari që prej fitores së spanjollit kundër serbit në maj të vitit 2017.
Djokovic i ka fituar 26 takimet e deritashme, ndërsa Nadal 25


