Maldini: “Situata e Donnarummës, aspak e mirë”

PUBLIKUAR

Maldinit i vjen keq për situatën nëpër të cilën po kalon Gigi Donnarumma.

Një sezon i komplikuar për Gigi Donnarumma, që ka përfunduar në qendër të kritikave, pas gabimeve fatale në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini e sheh kështu këtë situatë: “Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Sigurisht, Gigi ka pasur disa gabime dhe nuk e di se ku çalon problemi, që mund të sjellë këtë situatë”.

“Kam keqardhje, sepse Donnarumma është një djalë aq i fortë, aq i ri dhe aq premtues, sa pritshmëritë e Milanit ndaj tij. Ai ka një raport të thyer tashmë me tifozët, një gjë që nuk është e mirë për askënd”, shtoi Maldini. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...