Buffon titullar në ndeshjen lamtumirëse

PUBLIKUAR

Buffon do të luajë nga minuta e parë kundër Hellas Veronës.

Kampionati i Seria A është gati të përfundojë dhe do ta bëjë këtë në mënyrën se si ne jemi mësuar ta shohim për shtatë sezone radhazi, me triumfin e Juventusit si kampion në stadiumin “Allianz”, ku do të presë Veronën, në një ndeshje që do të ketë shumëçka për të thënë.

Kjo do të jetë hera e fundit që Gianluigi Buffon, do të mbrojë portën e “Zonjës së Vjetër”, pasi ditë më parë njoftoi lamtumirën e tij nga Juve, por jo nga futbolli.

40-vjeçari pret që aventura e fundit, para se t’i varë dorezat në gozhdë, të jetë në një klub tjetër të madh europian (PSG, në veçanti).

Numri një i bardhezinjve do të marrë një vlerësim të përshtatshëm nga i gjithë stadiumi, në veçanti nga “curva”, ku do ta nderojnë me një koreografi, me anë të së cilës do t’i kujtojnë të gjitha vitet e kaluara në Torino. Natyrisht, duke e falënderuar për këmbënguljen e tij dhe vullnetin, që e kanë dalluar gjithmonë.

Por, ndeshja Juventus-Verona ka edhe një tjetër referencë, në lidhje me të dhënat statistikore. Në qoftë se Buffon nuk pëson gola sot, do të ngjitet në kuotën e 23 ndeshjeve me portën e pastër.

Një rekord historik ky, në një kampionat si Seria A, që do të përmirësojë atë të Milanit (22 ndeshje pa pësuar gol), në sezonin 1993-1994, tashmë i barazuar nga Juventusi i sezoneve 2013-14 dhe 2015-2016, raporton Gazeta Express.

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Rugani, Alex Sandro; Marchisio, Pjanic, Sturaro; Dybala, Mandzukic, Douglas Costa

Hellas Verona:

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...