“Messi është jashtëtokësor, por nuk e udhëheq dot ekipin”

PUBLIKUAR

Për Basile, Messi është jashtëtokësorë, por jo edhe lider.

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës “nuk udhëheq dot ekipin”.

Ai është kapiten i Argjentinës, ndërsa nga sezoni i ardhshëm, pas largimit të Andres Iniestas në fund të edicionit, do të mbajë gjatë gjithë kohës në krah shiritin e kapitenit edhe te Barcelona.

“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët. Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin”, deklaroi “Coco” Basile për “Infobae TV”.

Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin.

“Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo”, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...