Guardiola e do Kroosin te Man City

PUBLIKUAR

Guardiola po insiston për Toni Kroosin, për të cilin interesohet edhe Mourinho.

Pep Guardiola dëshiron ta transferojë Toni Kroosin te Manchester City gjatë verës për të ndërtuar një skuadër që do të ishte e aftë të luftojë për titullin e Champions League, raporton Don Balon.

Guardiola njihet shumë mirë me mesfushorin gjerman nga koha te Bayern Munich, për të cilin është duke u interesuar edhe Jose Mourinho, që mendon se do t’i kryente shumë punë te Manchester United.

Megjithatë, lojtari është i lumtur në Madrid dhe Reali e konsideron si shumë të rëndësishëm në skuadër dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga gjermani për asnjë çmim.

Kroos është pjesë e Realit që nga viti 2014 kur u transferua nga Bayern Munich për vetëm 25 milionë euro.

28 vjeçari ka bërë 188 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar edhe 12 gola. Kroos ka fituar mbi 10 trofe te Los Blancos, veçuar 2 Liga të Kampionëve dhe një herë La Ligan. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...