60 milionë euro, kjo është oferta e Bayernit për talentin e Bayer Leverkusenit, për të cilin interesohet edhe Real Madridi.
Bayern Munich ka bërë ofertë 60 milionë euro për anësorin 20 vjeçar të Bayer Leverkusen, Leon Bailey, raporton ESPN, transmeton Gazeta Express.
Kampioni i Bundesligës e do me çdo kusht 20 vjeçarin, por Leverkusen nuk e ka ndërmend ta lë të largohet nën shifrën 10 milionë euro, shifër të cilën është i gatshëm ta paguajë Real Madridi.
Për lojtarin është duke u interesuar edhe Chelsea. /Gazeta Express/


