Ish-Presidenti i Federatës së Futbollit të Japonisë e konfirmon transferimin e Iniestas

PUBLIKUAR

Saburo Kawabuchi, presidenti i nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka konfirmuar klubin e ri të Andres Iniestas, Vissel Kobe. Kurse media “Sports Houchi” siguron se spanjolli mund të debutojë me 26 gusht.

Sipas informacioneve të dhëna nga “Sports Houchi”, Andrés Iniesta do të luajë në Japoni te Vissel Kobe sezonin e ardhshëm.

“Sports Houchi” raporton se tashmë është arritur marrëveshje me mesfushorin që të luajë në ekipin e Hiroshi Mikitani, pronar i Rakuten, sponsori i Barçës. Madje, janë shumë të bindur se Iniesta do të debutojë me 26 gusht.

Ish presidenti i Federatës së Japonisë, Saburo Kawabuchi, konfirmoi edhe më shumë ardhjen e Iniestas: “i lumtur”, “mirënjohës”.

Kawabuchi e ka falënderuar klubin e Vissel Kobe për marrjen e Iniestas që sipas tij, do të shërbejë për të ngritur nivelin e futbollit edhe në Japoni. Në këtë klub, sezonin e kaluar luajti ish lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Lukas Podolski. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/ish-presidenti-i-federates-se-futbollit-te-japonise-e-konfirmon-transferimin-e-iniestas-537765/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...