Iniesta kundër Messit: Neymari në Real Madrid për të mirën e tij

PUBLIKUAR

​Iniesta nuk beson se do të ishte e tmerrshme për Barcelonën transferimi i Neymarit në Real Madrid.

“Nëse Neymari shkon në Madrid, do të ishte e tmerrshme për Barcelonën, për atë se çfarë do të thotë ai për këtë klub, për tifozët dhe për mënyrën se si u largua”, tha Messi ditë më parë, qe madje shkoi aq larg saqë sipas tij, tifozët mund ta konsiderojnë brazilianin tradhtar si Luis Figo.

Ka pasur reagime te shumta pas deklaratës së Messit dhe një ndër ta është edhe kapiteni në largim, Andres Iniesta, që e mendon të kundërtën e asaj që thotë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Nuk e di nëse do të ishte e tmerrshme, nuk do ta klasifikoja në atë mënyrë. Nëse shkon në Madrid, do te jetë në të mirën e tij, por nuk mendoj se Barça duhet të çmendet nëse transferimi realizohet”, deklaroi Iniesta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...