Inter e do Gundoganin

PUBLIKUAR

Interi është duke u interesuar për Gundoganin.

Interi ka kthyer interesimin për mesfushorin e Manchester City, Ilkay Gundogan, në kërkim për të ndërtuar një mesfushë të re për sezonin 2018/19, raporton Corriere dello Sport.

Skuadra e Luciano Spallettit mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kanë nevojë për ndryshime të mëdha në mesfushë për t’u kthyer aty ku e kanë vendin.

Mateo Kovacic i Real Madridit dhe William Carvalho i Sportingut, gjithashtu janë opsione, por insistimi i Man City për Jorginhon e Napolit do të thotë se Gundogan mund të kërkojë klub të ri, edhe ashtu nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm e ekipi i Pep Guardiolës edhe sezonin që lamë pas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...