Pep Guardiola trajneri i vitit në Premierligë

PUBLIKUAR

Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit në Premierligë nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës.

Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit në Premierligë me një numër rekord pikësh, plot 100, dhe duke shënuar 106 gola dhe pasi i lëshoi vetëm 14 pikë gjatë gjithë sezonit, transmeton Gazeta Express.

Spanjolli e fitoi edhe Kupën e Ligës me skuadrën e tij, duke e mposhtur Arsenalin 3-0 në finalen e Wembley.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut i mposhti pesë trajnerë tjerë në garë për këtë çmim.

Jurgen Kloppin i Liverpoolit, Sean Dyche i Burnley, Nuno Espirito Santos i Wolves, Neil Warnock i Cardiff dhe John Coleman i Accrington Stanley ishin në listën e ngushtë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...