Lipjan, Këta janë emrat e atyre që akuzohen për terrorizëm

PUBLIKUAR

Njëzet e nëntë kosovarë do të dalin para drejtësisë në cilësi të të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizmin.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të enjten kundër këtij grupi me pretendimin se me veprimet e tyre kanë kryer akte terroriste si pjesë direkt apo tërthorazi me organizatat terroriste ISIS dhe “Al Nusra”.

“Koha Ditore” ka mësuar identitetin e shumicës së të akuzuarve. Irfan Haqifi, Enser Beqiri, Kujtim Bytyqi, Blerim Syla, Emri Bushi, Vehbi Gërxhaliu, Fisnik Bushi, Kenan Rushiti, Kujtim Bllaca, Betim Ibrahimaj, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Bekim Halili, Zejadin Berisha, Jeton Hajdini, Ibrahim Reshiti, Adil Bushi, Enes Beqiri, Skender Syla, Hajdin Elezi, Agron Lika, Mexhid Brava, Samedin Halimi dhe Besim Shabani janë në mesin e 32 të akuzuarve për vepra penale rekrutimi për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria ka njoftuar se 27 persona akuzohen se kanë qenë pjesë e grupeve terroriste. Disa prej tyre janë zënë në posedim të armëve. Dy persona akuzohen për rekrutim për terrorizëm dhe tre vetëm për armëmbajtje pa leje.Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...