Neymar ka rritur edhe më shumë spekulimet, duke mos i mohuar e as pohuar thashethemet që e lidhin me Los Blancos.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, thotë se është i lodhur për diskutimet e shumta për transferime, i cili lidhet me një kalim te Real Madridi e Manchester United.
Neymar, 26 vjeçar, befasisht raportohet se mund të largohet nga PSG-ja pas vetëm një sezoni, pavarësisht se ka nënshkruar kontratë deri më 2022 me kampionin francez.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, të shtunën tha se ai do të qëndrojë “2000 për qind”.
Por, spekulimet i ka rritur edhe më shumë vet Neymar, i cili fitoi mbrëmë çmimin e lojtarit më të mirë në Ligue 1 për sezonin 2017/18.
“Të gjithë e dinë çfarë kam ardhur të bëj këtu, synimet që kam”, tha ai.
“Objektivi është Kupa e Botës. Nuk është koha të flasim për transferime”.
“Jam paska i lodhur tani”, shtoi mes tjerash Neymar, duke mos i mohuar e as pohuar thashethemet.
Neymar ka shënuar 28 gola në 30 ndeshje për PSG. Ai përfundoi sezonin para kohe, në shkurt, për shkak të një lëndimi të rëndë me shputën e djathtë.
Ai tashmë është rikthyer dhe synimi është të jetë 100 % për Kupën e Botës. /Gazeta Express/


