Mourinho ia ka bërë të qartë drejtuesve të Man United se dëshiron lojtarë për sezonin 2018/19.
Për të luftuar sezonin e ardhshëm për titullin e Premierligës, Jose Mourinho mendon se “Djajtë e Kuq” duhet të transferojnë disa lojtar të klasit botëror.
Unitedi e përfundoi sezonin në pozitën e dytë, 19 pikë prapa kampionit, Manchester City dhe pikërisht për këtë, ish trajneri i Realit, Chelseat e Interit thotë se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për transferime.
Në të kundërtën, ai beson se Man City sërish do të jetë i pandalshëm.
“Pas përfundimit të edicionit, pas 38 ndeshjeve, realiteti gjithmonë janë numrat. Dhe realiteti i numrave është se mes pozitës së dytë e të pestë diferenca është tetë pikë, por diferenca mes të parin është 19. Ky është realiteti i numrave”, u shpreh Mou.
“A mund të ngushtojmë këtë diferencë në një sezon menjë treg shumë të vështirë? Do të tentojmë…”. /Gazeta Express/


