Alarmohet Liverpooli: Milner, në dyshim për finalen e Champions League

PUBLIKUAR

Milner është në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se mesfushori, James Milner, ka pësuar një dëmtim “të vogël” dhe se nuk do të stërvitet javën e ardhshme, duke mos treguar nëse 100% do të rikuperohet për finalen e Champions League me 26 maj.

“Ai vuan nga një shqetësim i vogël, mjaftueshëm për të munguar në ndeshjen me Brighton & Hove Albion”, u shpreh Klopp.

“Nuk mund të stërvitet gjithë javën me pjesën tjetër të ekipit, por shpresoj se do të përmirësohet dhe do të arrijë me kohë për finale”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...