Mesfushori spanjoll ka fituar plot 34 trofe në 34 vite jetë duke përfshirë nëntë tituj në La Liga dhe katër trofe në Champions League.
Më poshtë keni 5 momentet më të rëndësishëm të karrierës së tij 16-vjeçare:
Iniestazo – Në gjysmëfinalet e Champions League të vitit 2009, Chelsea ishte në avantazh 1-0 ndaj Barcelona-s me 10 lojtarë. Ishte goli i Iniesta-s ai që ndihmoi Barça-n të arrinte finalen ku mposhti Manchester United duke ngritur trofeun.

Stuhia e Bernabeut – Në 2009, Andres Inesta i ka dhënë Barcelona-s fitoren më të paharrueshme të historisë. Barcelona shkatërroi në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 6-2.

Përmbysja historike – Në 2017, teksa po luante ndaj Paris Saint-Germain, Barcelona ishte në disavantazh të katër golave dhe dukej se do të eliminohej nga Champions League. Por Iniesta dhe ekipi i tij përmbysën gjithçka në fitoren 6-1.

Zhbllokimi – Në finalen e Champions League të vitit 2015, ishte pasimi i mrekullueshëm i Iniesta-s që i ndihmoi Barcelona-n të fitonte 3-1 ndaj Juventus’it.

Finalja Finale – Andres Iniesta edhe njëherë tjetër, për të fundit herë te Barcelona, bëri një ndeshje fantastike duke mposhtur Sevilla-n me rezultatin 5-0 në finalen e Copa del Rey./telesport


