Talenti i ri i Austrisë, që është në huazim të Freiburg, Lienhart, shpreson ta bind Zinedine Zidane dhe të luaj për Los Blancos sezonin e ardhshëm
Cristiano Ronaldo është një “rol model i lojës sime” dhe gjithmonë me ka ndihmuar në Real Madrid, ka thënë Philipp Lienhart.
Mbrojtësi austriak është në huazim në skuadrën e Freiburg dhe kishte bërë edhe një ndeshje për Los Blancos në Kupën e Mbretit në vitin 2015.
21 vjeçari është i impresionuar nga Ronaldo gjatë kësaj kohe në Santiago Bernabeu dhe ka thënë se ai i ndihmon shumë të rinjtë e klubit.
“Ai është shumë ambicioz dhe çdo herë dhe dëshiron që gjithmonë të fitojë dhe puna e tij është si në fushë ashtu edhe në palestër shumë e madhe”, tha Lienhart për Goal.
“Cristiano është një rol model për mua, për të gjithë lojtarët e rinj sepse na ndihmon gjithmonë dhe tregon se si duhet punuar për të qenë lojtari madh.
Lienhart mund të kthehet përsëri në Madrid dhe të këtë mundësinë që sezonin e ardhshëm të punojë me Zenedine Zidane, i cili ka qenë më parë trajner i shpresave.
“Ishte një përvojë e mrekullueshme”, tha Lienhart për punën nën urdhrat e Zidane.
“Natyrisht, jam përpjekur ta bëj maksimumin dhe ai me ka jep këshilla, kështu që dëshirojë që gjithmonë të marrë këshilla prej tij sa më shumë që është e mundshme”. /GazetaExpress/