Iniesta thotë se nuk do të kishte aspak probleme në dhomat e zhveshjes nëse Neymar do të kthehej në “Camp Nou”, por për të kjo është paksa e “çuditshme”.
26 vjeçari brazilian, Neymar, la Barcelonën verën e kaluar për Paris Saint Germainin për 222 milionë euro, por pas vetëm një sezoni, raportohet se dëshiron të largohet nga Franca.
Destinacioni më i mundshëm i brazilianit është Real Madrid, por ka zëra se ai mund të kthehet edhe në Barcelonë, te klubi ku fitoi 16 trofe – edhe pse për legjendën në largim, Andres Iniesta “kjo do të ishte paksa e çuditshme”, për mënyrën se si ai u largua nga “Camp Nou”.
“Nuk mendoj se do të kishte ndonjë problem në dhomat e zhveshjes, por për mua, do të ishte paksa e çuditshme ta shoh atë duke u kthyer te Barça”, u shpreh Iniesta. /Gazeta Express/


