Zero gola në ndeshjen West Ham – Manchester United

PUBLIKUAR

West Ham United dhe Manchester United kanë barazuar pa gola në London Stadium sonte

Ndeshja e mbetur e xhiros së 30 në mes të West Ham dhe Manchester United që u zhvillua sonte në London Stadium ka përfunduar pa gola.

Në pjesën e parë ishin Manchester që bëri disa goditje në drejtim të Adrian që sonte ishte në një formë të mirë kundër “Djajve të Kuq”.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që sulmuen dy tri herë portën e De Geas por pa rezultat.

Megjithatë Manchester e pati posedimin në këtë ndeshje, më rreth 55 për qind por pati edhe më shumë nga ndeshja pasi që 6 goditje brenda kornizës së portës dhe 7 të tjera jashtë saj.

Me këtë barazim Manchester United arrin në kuotën e 78 pikëve duke u betonuar në pozitën e dytë me katër pikë para Tottenham që gjendet në pozitën e 3 kurse West Ham bie në pozitën e 15 me vetëm 39 pikë por që skuadra tashmë ka siguruar mbijetesën në Premier Ligë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...