Kryetari Ahmeti priti në takim Rene Quiros

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur Rene Quiros- Conseilue Municipal Vilue de Matiny, të Shtetit të Zvicrës, së bashku me bashkatdhetarin nga Sllovija, Feti Gërbeshin, njëherit koordinator i shkollave të qytetit të Martingy ( Martini), njëkohësisht, iniciator i disa donacioneve që janë bërë shkollës fillore të mesme të ulët ” Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kryetari, Imri Ahmeti, falënderoj, Rene Quiros për donacionet e shtetit të Zvicrës konkretisht që vijnë nga qyteti i Martigny, që disa herë e ka ndihmuar shkollën fillore ” Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi, duke shpresuar edhe në bashkëpunime të tjera.

Kryetari Ahmeti, po ashtu në shenjë falënderimi ndau edhe mirënjohje për mysafiret.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...