Dy skuadra pas Kolollit

PUBLIKUAR

FC Zurich dhe Basel janë duke e monitoruar Kolollin.

Skuadra e Baselit dhe ajo e Zurich janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, raporton “Blick”, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se dyja skuadrat janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në dy milionë euro për transferimin e Kolollit gjatë kësaj vere.

25-vjeçari ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 30 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Ai ka kontratë me Lausannen deri në vitin 2021, kurse karrierë ka bërë edhe te Biel-Bienne, Young Boys, Sion e Le Mont. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...