Uebsajti ndërkombëtar i lajmeve të futbollit “Goal.com” e ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit në Serie A.
Juventusi pothuajse tashmë e ka siguruar titullin në ligen elitare italiane dhe do të luajë sonte në finale të Kupës së Italisë, por vetëm dy lojtarë të tij ia kanë dalë të jenë në formacionin e vitit, transmeton Gazeta Express.
Është Lazios skuadra që përfaqësohet me më së shumti lojtarë.
Në formacionin e sezonit 2017-18, të përzgjedhur nga Goal, bëjnë pjesë tre lojtarë të Lazios, dy lojtarë të Juventusit, dy të Napolit, dy të Interit dhe dy të Romës.



