Wenger: Kam shumë oferta

PUBLIKUAR

Arsene Wenger e ka përsëritur dëshiron për ta vazhduar punën e trajnerit dhe thotë se tashmë ka marrë më shumë oferta se që priste.

Në verë Wengeri do të largohet nga Arsenali pas plot 22 viteve gjatë të cilave i ka fituar tre tituj të Premierligës dhe shtatë trofe të Kupës FA, që është rekord, transmeton Gazeta Express.

Duke folur para ndeshjen në udhëtim ndaj Leicester Cityt, trajneri francez është pyetur nëse ka pasur oferta për ta vazhduar punën e trajnerit edhe sezonin e ardhshëm.

“Po! Më shumë se që prisja”, është përgjigjur ai.

“Por, s’po analizoj e as konsideroj asgjë. Dua të punoj mirë këtu deri në ditën time të fundit. Natyrisht se do të jem aktiv. Truri më kërkon punë dhe është aktiv. Kam përvojë të madhe si trajner. Në përgjithësi, do të punoj. Çfarë do të bëj? S’e di”, theksoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...