Transferimi i Andres Iniestas në Kinë mund të jetë në rrezik të mos ndodhë fare pasi klubi në të cilin raportohej se do të kalonte, Chongqing Lifan, ka njoftuar se marrëveshja mund të mos arrihet.
Klubi nga Superliga kineze njoftoi rreth vështirësive në finalizimin e kontratës për shkak të kërkesave të Iniestas për pagë të lartë, transmeton Gazeta Express.
Kjo e ka bërë të vështirë për klubin t’i zbatojë rregullat e ligës elitare kineze.
Megjithatë, klubi nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje në të ardhmen, por nënvizoi vështirësitë me të cilat përballet tani. /Express/


