Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez, i pa prishur planet për t’u pensionuar dhe ka njoftuar se do ta zgjasë karrierën të paktën deri në përfundim të këtij viti.
Kampioni i Kupës së Botës dhe katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve pritej t’i jepte fund karrierës së tij të bujshme futbollistike në fund të këtij sezon, por tani pohon se ndihet në formë mjaft të mirë për të vazhduar me futboll edhe pak më gjatë, transmeton Gazeta Express.
“Kam vendosur të vazhdojë për të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë”, ka thënë Xavi për AFP-në.
I pyetur pse vazhdon të luajë, 38-vjeçari u përgjigj: “Sepse varet nga gjendja ime fizike. Mbase edhe në dhjetor do të vendos për të vazhduar ende”.
Xavi luan për klubin nga Katari, Al Sadd. /Express/


