Presidenti i Barcelonës e pranon se është në kontakt me agjentin e Griezmannit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është në kontakt me agjentit e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmannit, midis spekulimeve se francezi do t’i bashkohet kampionit spanjoll.

Bartomeu ka thënë për radion RAC!: “Jemi duke e analizuar sezonin dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë me prurjet dhe largimet”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka treguar se ka folur me agjentin e Griezmannit vitin e kaluar dhe se këtë të fundit e ka takuar disa herë rastësisht.

“E kam takuar rastësisht kohë pas kohe në Ishujt Balearikë. Nuk kam folur me të këtë vit por vitin e kaluar fola me agjentin e tij, në tetor më saktësisht”, tregoi ai.

Megjithatë, ai thotë se me presidentin e Atletico Madridit, Enrique Cerezo, nuk ka folur për çështjen Grizemann.

“Me Cerezon kam folur për shumë gjëra, por jo edhe për këtë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...