Zyrtare: Gjyqtari serb do ta drejtojë finalen e madhe mes Real Madridit dhe Liverpoolit

PUBLIKUAR

UEFA ka njoftuar sot se Milorad Mazic do të referojë në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev më 26 maj.

Zyrtari serb, 45-vjeçar, do ta drejtojë ndeshjen mes Real Madridit dhe Liverpoolit në stadiumin “Olimpiyskiy”, transmeton Gazeta Express.

Komiteti i Referimit i organit qeverisës të futbollit evropian e bëri publik vendimin këtë të hënë.

Këtë sezon, Mazic, i cili është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2009, i ka drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve si dhe dy në Evropa Ligë.

Ai ka qenë gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s mes Kilit dhe Gjermanisë, si dhe në finalen e Super Kupës së UEFA-s më 2016. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...